Makina përplas motorin, humb jetën këmbësori 77-vjeçar në Shkodër
Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ne aksin rrugor Shkoder-Bushat ne Bahçallek, ku mjeti tip motorrciklete Lancin, ngjyre e zeze pa targa qe drejtohej nga shtetasi: G. Shega 25 -vjec, banues ne Melgushe Shkoder, eshte perplasur me mjetin tip veture Passad, me ngjyre grih me targe TR 0145 L qe drejtohej nga shtetasi A.Zaganjori vjec 65, banues ne Shkoder.Si pasoje e kesaj perplasjeje, ka gjetur vdekjen e menjehershme nje kalimtar(kembesor), shtetasi Xhafer Adem Goxho 77 vjec, lindur ne Permet dhe banues ne Shkoder. Ndersa, jane demtuar lehte shtetasit: G. Shega dhe bashkeshortja e tij shtetesja D. Shega 22-vjece, te cilet ndodhen ne Spitalin Rajonal Shkoder, jashte rrezikut per jeten.Nderkaq shtetasi A.Zaganjori eshte ndaluar menjëherë nga policia e Shkodrës, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen eplotë të aksidentit.