Vodhën me dhunë një banesë, policia e Fierit pranga tre grabitësve

Policia e Fierit ka arrestuar në orët e pasdites 3 persona të dyshuar si autorët e vjedhjes së një banese.Sipas policisë tre të ndaluarit pasi kanë keqtrajtuar 65 vjecaren që jetonte e vetme i kanë marrë asaj rreth 5 mijë dollarë, 200 euro, 17 milionë lekë dhe disa bizhuteri.Arrestimi erdhi pas operacionit të koduar “Mesnata”, ku u vunë në pranga Ermal Billinari, Elvir Kananaj dhe Ermal Likuria.Nga të dhënat e policisë mësohet se këta shtetas akuzohen për vjedhje e një sasie të madhe parash në një banesë.Vjedhja është bërë në disa lloje monedhash, 5 mijë dollarë, 200 euro dhe 17 milionë lekë.