New York Times, një karikaturë për 100 vjetorin e Pavarësisë
100 vjetori i pavarësisë, përvec madhështisë së festimeve në Tiranë ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare ndaj Shqipërisë.Kështu edhe prestigjiozia amerikane New York Times, e cila pa komente dhe tekste te gjata nga ato qe pershkruajne historine e Shqiperise, ka botuar nje karikature me titull "Askush nuk mund t'i ndajë shqiptarët".Karikatura shfaq shqiponjen te ndare ne mes dhe poshte kesaj nje harte duket Shqiperia dhe Kosova. Dhe disa njerez qe terheqin te dyja pjeset e shqiponjes ne menyre qe te ngjiten.Duke mare parasysh titullin kuptohet qe autori shikon nje Shqiperi te perbashket me Kosoven, ku keto dy shtete nuk i ndan asgje.Nepermjet vizatimit te tij, karikaturisti, i cili ende nuk dihet se kush eshte, kalon nje mesazh shume te bukur per te dyja vendet. Nje mesazh ku behet e qarte endrra e nje Shqiperie natyrale.Por mbase ai do te kaloje dhe nje mesazh se te dyja palet duhet te perpiqen shume per te bërë të mundur realizimin e kësaj ëndrre.Përmasa interesante kjo karrikaturë merr edhe për faktin se është botuar në faqen e parë të një prej gazetave më të rëndësishme botërore.