Autostrada pa ndriçim, banorët: Investimi nuk ka përfunduar plotësisht

Mungesa e ndriçimit ne autostraden Shkoder- Hani i Hotit po kthehet ne nje problem serioz per te gjithe drejtuesit e mjeteve, por edhe për banoret e fshatrave përreth.Ne pjesen me te madhe te saj ka mungese te plote ndriçimi, nderkohe qe edhe aty ku ekziston ai është tepër i dobët, duke e kthyer këtë rrugë në një nga akset me problematike përsa i përket aksidenteve.Banorët i bëjnë apel strukturave të shtetit që të ndërhyjnë, pasi si pasojë e neglizhencës për vendosjen e ndriçuesve dhe të sinjalistikës, kanë duke humbur jetën shume persona.Inagurimi i kesaj autostrade u be 3 muaj me pare nga ish-kryeministri Berisha, por ajo kursesi nuk mund te quhet e perfunduar.Ndriçimi,sinjalistika horizontale dhe vertikale jane ato elemente aq te domosdoshem per nje autostrade, qe per çudi u ofrua prane qytetareve si investimi i bujshem i radhes, por qe ne fakt po kthehet ne burim aksidentesh pikerisht për shkak te mos plotesimit te punimeve te saj.