Naço pret Ambasadoren e Belgjikës, merr mbështetje për reformat në drejtësi
Ministri Naço takoi sot Ambasadoren e Belgjikës, Anicks Van Calster, e cila e uroi për detyrën dhe pritjen. Duke theksuar kontributin e Belgjikës në disa fusha në vendin tonë, Ministri tha se qeveria ka ndryshuar, por jo raportet midis shteteve partnere.“Ka akoma shumë punë për të bërë në drejtësi, por ne kemi nisur që ditët e para të punës me realizimin e një portali denoncimesh online, në faqen zyrtare tëministrisë sonë, ku qytetarët mund të denoncojnë vetë rastet e korrupsionit në sistemin e drejtësisë. Përveç kësaj, kemi realizuar një spot, i cili në kuadër të një fushate ndërgjegjësuesekundër korrupsionit, do të transmetohet në mediat vizive dhe ato elektronike, në rrjetet sociale etj, për të patur një impakt sa mëtëgjerë publik.”- u shpreh Ministri Naço.Ai gjithashtu u ndal tek ndryshimet e planifikuara në disa ligje. Konkretisht, në ligjin“Kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe terrorizmit”, apo anti- mafia dhe në ligjin “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive”, i hyrë në fuqi në vitin 2004 dhe i ndryshuar në vitin 2009, për një transparencë më të lartë të pasurive të zyrtarëve, përfshirë këtu edhe pasuritë e familjarëvetë tyre, për të parë se si e kanë vënë këtë pasuri.Ambasadorja Calster e përgëzoi Ministrin për nismat dheshtoi se një iniciativë e tillë duhet të shtrihet deri tek investitorët.Ipyetur më pas mbi pritshmëritë e publikut pas zgjedhjeve të 23 qershorit mbi ndryshimet që do të ketë edhe në lidhje me sistemin gjyqësor, Ministri e informoi Ambasadoren mbi situatën aktuale në këtë drejtim.“Aktualisht, mendoj se duhet ndryshuar ligji për KLD, pasi ky institucion- që ka të drejtën e miratimit të sistemit të vlerësimit të gjyqtarëve- duhet të kuptojë se jemi në vitin 2013 dhe referimet janë ende për performancën e gjyqtarëve në vitet 2005- 2006. Nëse anëtarët e KLD nuk e kanë vullnetin e duhur për të bërëkëto ndryshime, unë do t’i drejtohem Parlamentit me një draft për tëbërëndërhyrjete nevojshme në ligj. Nga ana tjetër, nga 23 Gjykata të Rretheve dhe 7 Gjykata të Apelit, kemi vetëm 7 emërime dhe gjyqtarët e tjerë janë të komanduar në këto poste, gjë që lë të kuptohet se është e qëllimshme për t’i patur nën ndikim. Që në mbledhjen e parë në KLD e vura në dukje këtë problem dhe nëse nuk bëhen emërimet në kohë, do të kërkoj sërish ndryshim të ligjit me propozim në Parlament. Reforma në Gjykatën e Lartë gjithashtu është e nevojshme, pasi aktualisht janë 17 gjykatës që punojnë në këtë institucion dhe numri i çështjeve të shqyrtuara prej tyre është tepër i ulët. Ndërkohë, aktualisht janë 12.000 çështje që duhen shqyrtuar dhe ne nuk e kemi luksin të shtojmë numrin e gjykatësve në këtë institucion, pasi do të kishte një kosto të lartë për buxhetin e shtetit. Ajo që duhet bërëështë një ndryshim në Kodin e Proçedurës Penale dhe Kodin e Proçedurës Civile, për të bërë një ndarje tëçështjeve, pra ato që shqyrtohen në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe të Apelit nuk është e nevojshme të kalojnë në Gjykatën e Lartë. Kuptohet, për këto ndryshime unë do të kërkoj asistencën e Komisionit të Venecias. Do të kërkoj,po ashtu,nga Kryeministri Rama ngritjen e një Komisioni për Reformën Ligjore në Ministrinë e Drejtësisë, me pjesëmarrjen e ekspertëve më të lartë në vend, përfaqësues nga Shkolla e Magjistraturës dhe ekspertë të BE- së. ”- theksoi Ministri.Ambasadorja e Belgjikës nga ana e saj u shpreh mjaft e kënaqur me gjithçka që Ministri ka në prioritetet e punës së tij.“Do të marr me vete mesazhin se kjo Ministri po punon në drejtimin më të mirë. Sistemi i drejtësisë do të jetë i fokusuar në sektorët e duhur dhe ju m’i paraqitët mjaft qartë. Unë mendoj se ju po punoni në mënyrë të ngjashme me Belgjikën, duke nisur nga ndërhyrja në pikat më të rëndësishme të drejtësisë, gjë për të cilën ju përgëzoj”- përfundoi Ambasadorja Van Calster.