Gjosha me Koordinatorin Rajonal për IOM: Programe afatgjata për komunitetin rom

Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha priti sot në një takim, Koordinatorin Rajonal për IOM në Ballkanin Perëndimor, Gianluca Rocco.Znj Gjosha vlerësoi takimin dhe vuri theksin në bashkëpunimin e ngushtë dhe rolin që ka luajtur IOM në cështjet e migracionit dhe edukimit dhe në rëndësinë e vazhdimësisë së këtij bashkëpunimi.Nga ana tjetër Z. Rocco falenderoi Ministren për takimin dhe theksoi që Shqipëria është rezultati më i mirë i punë së IOM në rajon. Ai vuri theksin në cështjen rome duke e parë si prioritet për ta dhe propozoi programe afatgjata për këtë. Gjithashtu ai tha që fluksi i migrimit dhe mundësitë e riintegrimit për emigrantët në vendin e origjinës është prioriteti i tyre."Mjaft shqiptarë po kthehen pas krizës dhe ju keni mjaft për të bërë në procesin e akomodimit të tyre, ndaj bashkëpunimi në projekte të përbashkëta është i rëndësishëm" tha ai.Znj. Gjosha hodhi idenë e bashkëpunimit në nivel teknik, mes Ministrisë së Integrimit, Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dhe IOM për të diskutuar për prioritetet.