DHKASH: Trualli për ngritjen e Shkollës Kombëtare të Avokatisë dhe të asnjë ndërtimi tjetër

Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë në Shqipëri u ka dhënë përgjigje pikëpyetjeve të ngritura lidhur me truallin prej 25 mijë metra katrorë, për ndërtimin e shkollës Kombëtare të Avokatisë. Përmes një deklarate për mediat DHKASH sqaron se sipërfaqja e truallit ne fjalë jepet në përgjegjësi administrimi DHKASH me destinacionin e vetëm ngritjen dhe funksionimin e Shkollës Kombëtare të Avokatisë dhe për asnjë lloj ndërtimi tjetër.“Këshilli Drejtues i DHKASH duke mare shkas nga shtrembërimi i qëllimshëm që individë të caktuar i kanë servirur opinionit publik lidhur me VKM, nr.670 dt. 07.08.2013, me anë të cilit i kalohet në përgjegjësi administrimi një sipërfaqe trualli ndodhur tek ish fusha e aviacionit, me destinacion ngritjen e Shkollës Kombëtare të Avokatisë, bën me dije gjithë opinionin sa më poshtë: Sipërfaqja e truallit ne fjalë jepet në përgjegjësi administrimi DHKASH me destinacionin e vetëm ngritjen dhe funksionimin e Shkollës Kombëtare të Avokatisë, shkollë kjo e cila do të jetë një qendër kombëtare trajnimi për të gjithë studentët që do të diplomohen çdo vit në 23 fakultetet e drejtësisë të universiteteve publike dhe private, numri i të cilëve pritet të jetë jo më pak se 2200 studentë në vit, të cilët do ti nënshtrohen trajnimit fillestar të detyrueshëm për një periudhë 1 vjecare. Gjithashtu në këtë qendër trajnimi do ti nënshtrohen trajnimit vazhdues të detyruar edhe gjithë avokatët e licensuar dhe që ushtrojnë profesionin e avokatit, numër i cili në total kalon mbi 3500 avokatë dhe asistentë” thuhet në deklaratë.Po sipas DHKASH, vendimi i K.M. detyron palët, si Ministrinë e Drejtësisë ashtu edhe Dh.K.A. të mos të ndryshojnë destinacionin e përdorimit të truallit dhe të ambjenteve që do të ndërtohen në të. Njëkohësisht atyre nuk u lejohet tjetërsimi i truallit apo ambjenteve qofte nëpërmjet shitjes, shkëmbimit apo dhurimit të pjesshëm ose të plotë.Kalimi i truallit prej 25 mijë metra katrorë, për ndërtimin e shkollës Kombëtare të Avokatisë ishte një nga vendimet e Qeverisë Berisha në kohën e tranzicionit të pushtetit. Toka ndodhet pranë hangarëve të helikopterëve tek ish-Fusha e Aviacionit në Laprakë, ndërkohë që Shkolla Kombëtare e Avokatisë fillon për herë të parë në datën 4 nëntor dhe shtrihet për një afat 9-mujor.