Ndryshimet në policinë e shtetit, Berisha në FB: Akt hakmarrje e urrejtjeve të Edvinit
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj shkarkimeve të fundit të drejtuesve të policisë e shtetit. Në një reagim në rrjetin social facebook ai e ka cilësuar një hakmarrja primitive të vetë kryeministri Rama për bandat e shpartalluara nga Policia e Shtetit.“Akti i dënimit kolektiv të drejtuesëve të Policisë së Shtetit është hakmarrja primitive e Edivin Kristaq Ramës për bandat e shpartalluara nga Policia e Shtetit, si banda e rrugës së Kavajës, bandat e Lushnjës, Durrësit, Hakmarrja për Drejtësi, ajo e Dritan Dajtit etj, me të cilat Rama kishte shndërruar Tiranën në lavatriçen gjigande të parave të krimit në rajon” deklaron ai.Më tej Berisha akuzon Kryeministrin se në kundërshtim flagrant me ligjin e Policisë së Shtetit ai emëroi në drejtim të Policisë së Shtetit, delinkuent, trafikant, bashkëpunëtorë të grupeve dhe organizatave kriminale dhe persona që bashkëjetuan në simbiozë të plotë me mafien me të rrezikshme të Europës.“Në drejtim të Policisë së Shtetit, Rama emëroi, në kundërshtim flagrant me ligjin e Policisë së Shtetit, delinkuent, trafikant, bashkëpunëtorë të grupeve dhe organizatave kriminale dhe persona që bashkëjetuan në simbiozë të plotë me mafien me të rrezikshme të Europës. Qytetare dhe qytetarë, kjo është një kthesë drejt të shkuarës, goditje në palcë e rendit, qetësisë, sigurisë tuaj dhe integrimit të vendit në BE” thekson Berisha.Berisha ka shprehur mirënjohjen ndaj shërbëtorëve të shoqërisë dhe kombit që me sakrificën, trimërinë, profesionalizmin e tyre shpartalluan dhe vendosën para ligjit mbi 1000 anëtarë dhe bosa të 206 organizatave dhe grupeve kriminale ndër më të rrezikshmet në Europë.“Sot në një akt të verbër urrejtje dhe hakmarrje, Edvin Kristaq Rama dënoi kolektivisht, si kurrë më parë, me shkarkim nga detyra të gjithë drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit, Drejtorin e Përgjithshëm, zëvëndësdrejtorët dhe drejtorët e të gjitha qarqeve të vendit. Shpreh mirënjohjen time më të madhe ndaj këtyre shërbëtorëve të shoqërisë dhe kombit që me sakrificën, trimërinë, profesionalizmin e tyre shpartalluan dhe vendosën para ligjit mbi 1000 anëtarë dhe bosa të 206 organizatave dhe grupeve kriminale ndër më të rrezikshmet dhe më të pasurat ne Europë, dhe bën të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, heqjen e vizave, përmbushën me dinjitet detyrimet ligjore në periudhat zgjedhore dhe vendosën një bashkëpunim të shkëlqyer me policitë e vendeve partnere” përfundon Berisha.Furtuna e nisur nga ministri i Brendshem, Tahiri ka perfshire çdo drejtues ne polici qe mban graden e larte te drejtuesit te pare. Largimi i te gjithe drejtuesve me te larte te policise qe mbajne njekohesisht edhe gradat me te larta ne keto struktura, ndodh per te paren here.