“Bie” kupola e policisë së shtetit, dorëhiqet Burgaj, shkarkohen 12 drejtorë
Qeveria Rama firmos strukturën e re të Policisë së Shtetit. Në një deklaratë për median kreu i Ministrisë së Brendshme, Sajmir Tahiri, fill pas përfundimit të mbledhjes së radhës së Këshillit të Ministrave, tha se ndryshimet e fundit në Policinë e Shtetit janë vetëm starti i një reforme të thellë që parashikohet të implementohet.
“Në cilësinë e Ministrit të Brendshëm sapo kam firosur strukturën e re të policisë së shtetit dhe janë gati vendimet përkatëse në zbatim të saj. Në vlerësimin tonë struktura e re i përgjigjet domosdoshmërisë për të afruar shërbimin policor me qytetarët, për të ndrequr piramidën strukturore dhe të zinxhirit të komandës në policinë e shtetit, i shërben demokratizimit dhe transparencës, strukturës dhe funksionit të policisë së shtetit, por dhe shërbimit më të kujdesshëm ndaj qytetarëve. Mund t’ju them me shifra se nga 811 funskionarë të policisë së shtetit në drejtorinë e përgjithshme të policisë sot me strukturën e re në funksionet e koordinimit, planifikimit strategjik dhe monitorimit janë 255 funksionarë” tha ai.
Një tjetër pikë e rëndësishme e reformës është edhe shkrirja e Policisë Rrugore si një Komisariat me vete dhe kalimin e saj në varësi të komisaritave policore. Tahiri foli edhe për reformë ligjore funksionale në SHKB.
“Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKB) nga model të kamzhikut politik dhe preferencial ta kthejmë në model demokratik, llogaridhënës dhe urë komunikimi mes qytetarit dhe Polisë së Shtetit.Presim që kjo masë të na japë rezultate konkrete në korrupsionin e vetë radhëve të Policisë së Shtetit. Kemi parashikuar ngritjen e shërbimit të unifikuar ndaj qytetarit; ka aktivitete burokratike që policia kryen ndaj qytetarëve. Kemi menduar stacione unike për t’i çliruar nga burokratizimi".
Ndërkohë që dorëheqja e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit, Hysni Burgaj, tashmë është fakt, Tahiri tha se KM në mbledhjen e sotme ka vendosur largimin nga detyra të tij dhe emërimin në këtë detyrë të Artan Didit.
Sa i përket emërimeve të reja, Ministri i Brendshëm tha se rekrutimi është bërë përmes kritereve të forta, me qëllim promovimin e dy cilësive.
"Është e natyrshme që ndryshimet strukturore të shoqërohen edhe me ndryshime me drejtues të lartë. Dua të falenderoj ata që janë larguar nga detyra deri më sot. Në emërimet më të reja kemi zhvilluar një proces për njerëz me integritet të lartë, për përmbushjen e detyrave funksionale. Po synojmë të promovojmë që drejtuesit dy cilësi t’i kenë të larta; jo të korruptuar dhe kompromentuar dhe pa asnjë mundësi për t’u korruptuar në detyrë. Do jemi shumë të vëmendshëm ndaj këtyre fenomeneve.Kemi bërë një hap jo të vogël në krijimin e drejtuesve. Policisë duhet t’i vijë stafeta e drejtuesve të rinj. Çdo i emëruar do jetë në testin e punës dhe rezultateve për garantimin e rendit publik. Unë mirëpres çdo sugjerim të publikut të medias, sa kohë mund të na ndihmojë, që bashkarisht të kemi standardet më të larta" theksoi Tahiri.
Ndërkaq Tahiri ka bërë të ditur se qeveria vendosi krijimin e një Task Force për masa emergjente për mbrojtjen e mjedisore dhe territorit.
"Kjo është bërë me kërkesë të ministres së Zhvillimit të Territorit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, me kërkesë të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Do të drejtohet nga dy ministritë që ata përfaqësojnë, por dhe nga ajoe Kulturës dhe një sërë institucionesh.Task Forca do ketë këto funksione: analizimin e problematikave sidomos në zonat e përcaktuara me ligj si zona kombëtare. Evidentimin e zonave me interes kombëtar nëse do zbatohen. Do ketë parasysh planet e veprimit, përcaktimin e emergjencës. Task Forca do fillojë menjëherë punën” tha ai.
Pas deklaratës Tahiri ka zhvilluar një mbledhje në Ministrinë e Brendshme me 12 drejtuesit e rinj të policisë nëpër qarqe të emëruar sot, ku u ka kerkuar zbatimin me perpikmeri te ligjit.
Të gjitha lëvizjet në Polici
1. Ardian Çipa, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Tiranë
2. Altin Qato, Sokol Bizhga emërohet në detyrën zv/Drejtor i Përgjithshëm në Departamentin për Sigurinë Publike3. Tonin Vocaj, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP4. Nikolin Bala, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP5. Mërgim Hoxha, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP6. Gjergj Jorgo, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP7. Pellumb Seferi, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP8. Arjan Bozhaj, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP9. Artan Cuku, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP10. Muhamet Rrumbullaku, emërohet në detyrën Shef i Sektorit të Programeve Mësimore në Qendrën e Formimit Policor11. Ervin Hodaj, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Fier12. Kastriot Skenderaj, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Vlorë13. Haki Çako, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Gjirokastër14. Lorenc Panganika, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Berat15. Bernard Çaushaj, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP16. Halit Murataj, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP17. Emri Vata, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Programeve Mësimore në Qendrën e Formimit Policor18. Arben Hajdarmataj, emërohet në detyrën Specialist në Seksionin e Trajnim, Shkollim të Nivelit të Mesëm e të Lartë Drejtues, në Qendrën e Formimit Policor19. Aleks Hajdari, emërohet në detyrën Shef i Sektorit të Trafiqeve të Paligjshme, në DPP20. Muharrem Furriku, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Programeve Mësimore në Qendrën e Formimit Policor21. Izet Hysa, emërohet në detyrën Specialist në Seksionin e Trajnim, Shkollim të Nivelit të Mesëm e të Lartë Drejtues në Qendrën e Formimit Policor22. Saimir Muça, emërohet në detyrën Specialist në Seksionin e Trajnim, Shkollim të Nivelit të Mesëm e të Lartë Drejtues në Qendrën e Formimit Policor23. Shkelzen Aliaj, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP24. Astrit Halilaj, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP25. Jashar Vrekaj, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Programeve Mësimore në Qendrën e Formimit Policor26. Ilo Keçka, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Programeve Mësimore në Qendrën e Formimit Policor27. Ilirjan Balla, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Kukës28. Perlat Vatoci, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Dibër29. Besnik Muçmata, emërohet në detyrën Shef i Sektorit të Policise Gjyqësore në Drejtorinë e Forcës së Posaçme në DPP30. Gentjan Shehaj, emërohet në detyrën Shef i Sektorit të Aseteve Kriminale në DPP31. Edmond Tarkaj, ripranohet dhe emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Korçë32. Perlat Çullhaj, ripranohet dhe emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Durrës33. Shaban Nexhi, ripranohet dhe emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Shkodër34. Niko Brahimaj, ripranohet dhe emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Lezhë35. Neritan Nallbati, ripranohet dhe emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Elbasan