Veprat e artit të sekuestruara, MB: Ikonat të vjedhura në Shqipëri e Maqedoni
Ministria e brendshme ka dhënë sot detaje në lidhje me goditjen e rrjetit të trafikimit të paligjshëm të veprave të artit në objektet e kultit.Në një njoftim të saj, MB-ja thekson se strukturat e luftës Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, falë një pune hetimore dhe të mirorganizuar bënë të mundur finalizimin e operacionit “IKONA”, në kuadër të të cilit u gjendën dhe u sekuestruan një sërë ikonash dhe pikturash të vjedhura në disa qytete të Shqipërisë dhe në Maqedoni.Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Arben Rrahman Spaho 40 vjeç, lindur në Debrovë Pogradec dhe banues në Kamëz Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe Gjergji Vani Thimo 43 vjeç, lindur ne Korçë dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe falsifikimin të dokumenteve zyrtare.Nga kontrolli i ushtruar në banesat dhe ambientet e tjera që posedojnë të arrestuarit, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- 223 ikona të kishave të përmasave të ndryshme (disa prej te cilave dyshohet se janë të vjedhura në Maqedoni).
- 6 ikona të cilat dyshohet se janë vjedhur në Shqipëri dhe Maqedoni me synim trafikimin e tyre me destinacion vendet e BE.
- 4 piktura murale të konservuara, të dyshuara si të vjedhura në Kishën e Voskopojës dhe qytetin e Korçës.
- 522 piktura bronzi, të cilat i përkasin periudhës së mesjetës.
- 322 objekte të ndryshme të cilat i përkasin periudhës mesjetare.