Basha: Qeveria atentat konsensusit. Hapa pas me emërimet në polici

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka shprehur ambasadorit të BE-së në vendin tonë, Etore Sequi shqetësimin për atë që ai e ka cilësuar atentat të konsensusit nga ana e qeverisë me miratimin e aktit normativ të ligjit për nëpunësin civil.Në një prononcim për mediat pas takimit me ambasadorin, Basha ka theksuar se qeveria po shënon hapa pas edhe me emërimet e fundit në polici.“Shpreha vullnetin tonë për të ndalur një përpjekje për keqësimin politik në vend, parë edhe me lajmet e sotme ku qeveria po sillet si e zhbërjes jo thjesht e mosqeverisjes, por mohimit të gjithçkaje të arritur edhe në kuadër të shkarkimeve abuzive, të bëra në polici. Kjo bëhet shqetësim shumë i madh jo për opozitën si përfaqësues parlamentare e vullnetit të qytetarëve, por për gjithë shqiptarët që kërkojnë që në cdo rotacion të shënohen hapa para, e jo pas.  Dhunimi i konsensusit është hap i qartë pas dhe i cili do të trajtohet me vendosmëri nga opozita” tha Basha.Kreu i PD-së Basha është shprehur se do të shqyrtohet me vendosshmëri çështja e shtyrjes së ligjit të nëpunësit civil ndërsa nuk saktësoi se derisa do të vijojë bojkoti i opozitës."Shtyrja e ligjit është një hap që do të trajtohet me vendosshmëri nga opozita.  Takim ynë pati si qëllim të qartësonte pikëpamjen e unifikuar të opozitës.  Qëndrimi ynë është një refuzim i investimit të mazhorancës për të prishur konsesnsuin. Nuk është zgjedhja jonë është zgjedhja e tyre. Zgjodhën koburen e ndryshkur të aktit normative për të ekzekutuar konsensusin” theksoi Basha.