Rama: Trashëgimia kulturore në gjendje skandaloze.Luftë për mbrojtjen e identitetit

Dorëzohen në Galerinë e Arteve në Tiranë 100 veprat e artit të vjedhura të cilat u sekuestruan gjatë një operacioni të policisë së shtetit.Në ceremoninë e veçantë e organizuar me këtë rast ka qënë I pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.Në fjalën e tij, kryeministri Rama e ka cilësuar si alarmante dhe skandaloze gjendjen në të cilën ndodhet sot trashëgima kultutore.Deklarata e kryeministrit është bërë gjatë dorëzimit të veprave të artit të vjedhura të cilat u sekuestruan dje nga një operacion i policisë së Tiranës."Jemi këtu për ti dhënë rëndësisnë e duhur këtij operacioni. Një falenderim i shkon punonjësve të policisë që bënë të mundur kapjen e kësaj bande. Kjo betejë sapo ka nisur pasi trashëgimia jonë është në një rrezik si në asnjë vend tjetër. Shqipëria është në mes të Europës, qytetetarët e dëgjojnë çdo ditë propagandën e integrimit europian dhe në këmbët tona po shkatërrohen themelet e identitetit tonë europian, kombëtar dhe qytetar. Ajo çka e bën Shqipërinë europian dhe cfarë i jep kontributin tonë identitetit është aty tek trashëgimia kulturore dhe jo tek propaganda politike për integrimin" tha Rama.Kryeministri Rama e ka cilësuar operacionin e mbrëmshëm si një ndër aksionet më të mëdha anti-trafik por ka shtuar se kjo betejë sapo ka nisur."Një thesar që deri mbrëmë ishte në duart e keqbërësve dhe rrizikonte fatin e shumë thesareve të tjerë që kanë dalë nga kufijtë e vendit flet për gjendjen skandaloze të sigurisë në vend, jo vetëm për jetën e njerëzve, pronën e qytetarëve e as publike, por për këtë pasuri të paçmuar që nuk zëvendësohet do me asgjë. Jam mirënjohës të gjithë atyre që morën pjesë në këtë operacion, edhe për një arsye tjetër që pavarësisht se marrin një rrogë shumë modeste e punojnë në kushte shumë të vështira, e asnjëherë nuk janë respektuar sa duhet për sakrificat, nuk janë tundur para vlerave marramendëse monetare, por i kanë shërbyer misionit të tyre. Ata janë shembull se si duhet të funksionojë policia e shtetit” tha Rama.Kryeministri theksoi më tej se do të vazhdohet intensivisht lufta për  të mbrojtur e siguruar njëherë e mirë trashëgiminë kulturore. “ Është rrenqethëse se si janë shkulur muret e kishave, kjo tregon barbarinë se ku po jetojmë, por që tregon se thika e krimit ka vajtur në kockë, edhe muret po shkulen se gjithçka tjetër është grabitur. Jemi këtu për të përcjellë një mesazh shumë të fortë, për t`u kërkuar qytetarëve solidaritet të madh në kushtet e lëngatës së madhe të trashëgimisë, shoqërisë që e ka harruar prej kohësh se ky vend është vendbanimi ynë i përkohshëm, por i përjetshëm i brezave që vijnë që ne u duhetyrohemi atdheun që na kanë lënë të parët tanë. Atdheun e këtyre thesareve që nuk cadresohen me dhunë e duhet të mbrohen e garantohen” tha Rama.Ndërsa ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro teksa ka shprehur mirënjohjen për punonjësit e policisë theksoi se tashmë kjo vlerë e jashtëzakonshme ndodhet në vendin që i takon.“Falenderoj punonjësit e policisë, fjalët janë të panevojshme. Një pasuri e jashtëzakonshme që ikte nga vendi, e rëndësishme është që këto vlera të jashtëzakonshme e shumë të rrezikuara ndodhen në institucionin publik të kulturës” tha Kumbaro.Ndërsa ministri i brendshëm Saimir Tahiri e cilësoi si spektakolar aksionin e ndërmarrë dje nga policia e shtetit për sekuestrimin e vlerave të artit të vjedhura."shte një aksion i shkëlqyer për mbrojtjen e vlerave kultorore.  Ju falenderoj për këtë aksion spektakolar” iu drejtuar Tahiri efektivave të policisë.