Spitali Amerikan “blindon” gjinekologjinë, pjesë e stafit dhe 2 mjekë turq
Spitali Amerikan ka bërë pjesë të stafit të tij dy mjekë turq, ish-profesorë të Universitetit ushtarak te mjekësisë Gulhane një nga universitetet më të njohura në Turqi,i cilësuar ndryshe si shkolla e NATO-s. Profesor Namik Kelma Duru dhe Abdullah Levent Kansiz janë tashme pjesë e departamentit të gjinekologjisë në këtë spital. Ata shprehen se janë bërë pjesë e këtij spitali për shkak të profesionalizmit, por edhe investimit të madh mjekësor. Profesor Duru shprehet i kënaqur me ekipin e Spitalit Amerikan dhe shton se çdo çift mund të ketë fëmijë në kohën që do, kjo falë fertilizimit in-vitro.“Përqindja e shtatzanive që përfundojnë 9 mujorin pas fertilizimit in-vitro tek ne është 80%. Shendeti i femrës është shumë i rëndësishëm dhe para se ti nisin proçesin ajo i nënshtrohet një seti analizash.Ne nuk punojmë si një repart fabrike ku riprodhimi është në seri, por ne i përshtatenmi nevojave të çdo çifti. Ne e përshtasim punën sipas pacientit dhe përmes kësaj jemi në gjendje që përpara transfertës së embrioneve të gjejmë përbërjen gjenetike të embrionit, madje duke përcaktuar edhe seksin.Kjo është e rëndësishme pasi kështu shmangen edhe semundjet gjenetike” tha ai.Ndërsa për doktor Kansiz qendra e gruas dhe fertilitetit në Spitalin Amerikan është një më të mirat dhe ofron një gamë të gjërë shërbimesh, ku perveç lindjes ajo trajton edhe patologji të ndryshme duke parandaluar edhe kacerin e qafës së mitrës.“Ne bëjmë shumë papteste.Ato janë të rëndësishme për parandalimin dhe depistimin para kohe të kacerit të qafës së mitrës. Me ndërhyrje mininvazive jemi në gjendje të trajtojmë format e hershme të kancerit të qafës së mitrës apo gjendje të tilla” u shpreh ai.Përveç Tiranës, departamenti i gjinekologjisë është hapur në edhe në degët e tjera të Spitalit Amerikan në Fier, Durrës dhe Prishtinë.