Aksident në aksin Fier-Seman, mjeti del nga rruga, humb jetën 40-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e sotme në Fier. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Seman, ku shtetasi Estref Mernica 40-vjeç ka humbur kontrollin e mjetit me të cilin udhëtonte, duke dalë nga rruga. Për pasojë Mernica ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë të cilët po hetojnë për zbardhjen e plote te shkaqeve të aksidentit.