Nishani dekreton Bashkim Deden si kreun e Gjykatës Kushtetuese

Bashkim Dedja rikonfirmohet në krye të Gjykatës Kushtetuese. Pas konsultimeve me krerët e grupeve parlamentare, Kreu i shtetit Bujar Nishani ka dekretuar  emërimin e Bashkim Dedes në krye të Gjykatës Kushtetuese.“Në përfundim të procesit konsultues me përfaqësuesit e partive parlamentare, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 125, pika 4 të Kushtetutës së Shqipërisë, si dhe të nenit 7, pika 4 të ligjit Nr. 8577, dt.10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, dekretoi emërimin e zotit Bashkim Dedja, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese” thuhet në dekretin e Presidentit.Bashkim Dedja nisi punën si anëtar i Gjykatës Kushtetuese në fund të majit 2010. Ai u dekretua nga ish presidenti Bamir Topi në krye të Gjykatës Kushtetuese në shtator 2010.