Gjosha takim me përfaqësues të WBIF:Gazsjellësi Shqipëri-Kosovë, prioritet për të ardhmen

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha priti sot në një takim, përfaqësues të Instrumentit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor WBIF,  Vassilis Evmolpidis,  Jeremy Lazenby dhe  Gordon Lamond.Në takim, ministrja Gjosha e vuri theksin në mbështetjen që WBIF i kanë dhënë Shqipërisë me projekte në fushën e transportit, energjisë, mjedisit dhe sektorin e  arsimit.Bashkëbisediesit u shprehën pozitivisht për bashkëpunimin me Shqipërinë në fushën e projekteve dhe theksuan rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes më projekte edhe në vitet e ardhshme. Ata vunë në dukje rëndësinë e projektit të gazsjellësit Shqipëri-Kosovë si prioritet për të ardhmen.Ata ftuan Ministren të marrë pjesë në takimin rajonal të WBIF që do të zhvillohet në Tiranë në datat 13-14 nëntor 2013, ku do të diskutohen edhe projektet e propozuara në kuadër të raundit të 10-të të aplikimeve për WBIF.U diskutuan si shumë të rëndësishme projektet që janë në vazhdim si “Tirana Bypass”, që është një aset i rëndësishëm për Tiranën dhe Gazësjellësi Jonian-Adriatik.