Elbasan, policia sekuestron 10 kg kanabis në një banesë, shpallet në kërkim poseduesi

Policia e Tepelenës ka sekuestruar 10 kg kanabis në banesën e një të riu. Operacioni anti-drogë i bluve të Tepelenës u realizua në fshatin Zhulaj,ndërsa lënda narkotike u gjet në banesën e të riut, Ergest Rapaj. Ky i fundit sapo ka pikasur efektivët e policisë është larguar nga banesa në drejtim të paditur. Policia ka shpallur në kërkim të riun, ndërsa ka lëshuar një urdhër mbrojtje për babin e Ergestit, pasi dhunohej prej tij për shkak se ishte kundër kultivimit të bimëve narkotike nga i biri.Nga ana e policisë po punohet për kapjen e të riut nga fshati Zhulaj i Elbasanit.