Me plehra në UNESCO?! Banorët: Po vritemi, askush nuk na dëgjon
Lagjia më e re në qytetin e Beratit “30 vjetori”e ngritur pas viteve 1990, ndodhet e zhytur mes plehrave dhe ndotjes se ajrit ne nivele mjaft te larta.Pas ndryshimit te sistemit ne kete zone kane filluar te ngrihen mjaft banesa, duke e shnderruar periferine e saj ne nje lagje te vertete, por sherbimi i njesive vendore mungon totalisht.Banoret shprehen se tashme ne ke te zone nuk ka asnje hapesire te lire, pasi si te mos mjaftojne mbeturinat e zones, aty derdhen edhe ato te lagjeve te tjera te qytetit te cilat me pas digjen duke leshuar arome dhe ndotje te madhe ne ajer.Perballe kesaj situate, e cila prej kohesh nuk merr zgjidhje ata bejne apel per nderhyrje te njesive vendore, pasi shendeti i tyre eshte çdo dite i rrezikuar.Per te normalizuar kete situate alarmante disa here vete banoret kane marre nisma per largimin e tyre, por sasite e plehrave qe grumbullohen aty jane shume here me te medha nga puna e kryer ne grup nga keta banore qe sot leshojne sinjalin sos.