Rruga Cakran-Fier po shkatërrohet dhe pse u ndërtua para tre vitesh

E ndertuar vetem tre vite me pare me nje vlere prej 2.5 miliarde leke, rruga qe lidh 13 fshatra te komunes Cakran me qytetin e Fierit ka pesuar shembje te konsiderueshme toke, gerryerja e te ciles duket se do thellohet edhe me tej.Me nje gjatesi prej 16 kilometra, ky aks rrugor nxjerr ne pah mjaft çarje ne te gjithe gjatesine e tij, duke lene dyshime per cilesine e punimeve. Si e vetmja menyre lidhese per rreth 13 mije banore, drejtuesit e automjeteve por edhe udhetaret, çdo dite e me teper ndihen te rrezikuar, pasi rruga mund pesoje shkarje perfundimtare.Lidhur mbi kete problem kryetari i komunes Cakran, Vladimir Korçari, i kontaktuar ne linje telefonike, ka pohuar se edhe pse instancat vendore me te larta si Keshilli i qarkut dhe Prefektura jane vene ne dijeni, ende nuk eshte marre asnje mase.Gjendja ne te cilen ndodhet sot ky aks rrugor, tregon me se miri se studimi gjeologjik per ndertimin e saj ka qene siperfaqesor dhe vlera prej 2.5 miliarde leke te investuara nga qeveria shqiptare dhe ish-kryeminstri Berisha kane shkuar dem.