ÇEZ aksion në Kukës, vetëm 5% e familjeve paguajnë faturat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2013, 17:50
CEZ Shpërndarje ka nisur këto ditë në Kukës një aksion për ndërperjen e energjisë elektrike për të gjithë klientët debitorë, të cilët prej kohësh nuk kanë shlyer faturat e energjisë së konsumuar.Specialistët e CEZ Shperndarje, fillimisht kanë nisur aksionin tek konsumatorët familjarë, niveli i arkëtimit i të cilëve është mjaft i ulët.Ndërkohë, tek konsumatorët privat ky nivel paraqitet disi me i larte. CEZ Shperndarje ka nisur edhe një aksion për rikonstruksionin e rrjetit shpërndarës të energjisë ,duke ndërruar telat përcjellës, transformatorët dhe sahatët e munguar.Aktualisht, niveli i arkëtimit tek konsumatorët familjarë është 5 %, tek konsumatorët privat është 5O %, ndërsa tek konsumatorët shtetëror është 7O%.