Gjendet i vdekur në kanal 70-vjeçari, dyshohet të ketë rënë aksidentalisht

Një i moshuar është gjetur i vdekur në një kanal pranë spitalit të Sanatoriumit, në Tiranë. Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se viktima është shtetasi Zef Dedi 70-vjeç nga Lezha. Mësohet se Dedi kishte ardhur të vizitonte gruan e tij të shtruar në spital. Sipas policisë, 70-vjeçari vuante nga skleroza dhe se mund të ketë rënë aksidentalisht në kanal. Ndërkohë nga ana e bluve vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.