MD shkarkon drejtorin e burgjeve, Artur Zoto zëvendëson Gazmend Dibrën

Ministria e Drejtësisë ka emëruar në postin e Drejtorit te Pergjithshem ne Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve zotin. Artur Zoto, duke zëvendësuar kështu, Gazmend Dibrën.JetëshkrimiArtur Zoto ka lindur në Përmet, më 02.10.1974. Nga viti 1993- 1996 ka kryer studimet pranë Akademisë së Policisë, Tiranë. Në vitin 2005 nis studimet pas- universitare në fushën e Kriminologjisë në Universitetin Leicester, në Mbretërinë e Bashkuar.Ndërsa në vitet 2009- 2010 merr titullin MA për Sigurinë Globale, për Studimet Master me kohë të plotë, përfunduar me rezultatin “Merit” në Universitetin e Sheffield-it në Mbretërinë e Bashkuar. Ai është vlerësuar me Çertifikatë Mirënjohje nga misioni PAMECA.Gjatë viteve 2006- 2013 ka punuar si Koordinator Kombëtar i Luftës kundër Kultivimit të Bimëve Narkotike; Specialist për Hetimin e Aseteve Kriminale; Specialist në Sektorin e Planifikimit Strategjik; Shef i Sektorit Kundër Trafikimit; Specialist në Sektorin kundër Lëndëve Narkotike, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.Ndërsa në vitet 2005- 2006, ka qenë anëtar i grupit të punës për zhvillimin e strategjisë 7- vjecare të Policisë së Shtetit (2007- 2013), atashuar pranë misionit PAMECA.Gjatë viteve 2003- 2005 ka mbajtur detyrën e Shefit të Komisariatit Nr. 3 në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë dhe nga 2001- 2003 ka shërbyer si Specialist në Sektorin për Hetimet e Veçanta, atashuar në Prokurorinë e Përgjithshme, Drejtoria kundër Krimit të Organizuar. Gjatë viteve 1996- 2001 ka mbajtur detyrën e Specialistit në Sektorin kundër Terrorizmit; në Sektorin Kundër Lëndë