Ndërpritet rikosntruksioni i rrugës, banorët: Duhet të kishte përfunduar para 1 viti

Duhej te perfundonte ne harkun kohor te 20 diteve, por edhe 1 vit me vone, rruga me nje gjatesi prej100 metrash drejt Stacionit te Trenit ne Lezhe , ende nuk ka perfunduar.Rruga pa asfalt dhe e mbetur ne gjysme te rikonstruksionit eshte gati e pakalueshme, nderkohe qe investimi prej 1.7 milione leke po mbetet ende pezull.Me kete gjendje perballen banoret e lagjes “Nene Tereza” qe e pershkojne çdo dite dhe qindra udhetare qe levizin drejt Shkodres apo Tiranes nepermjet trenit.Banoret shprehen se kjo situate eshte e patolerueshme dhe fondet sipas tyre nuk dihet se ku kane shkuar.Bashkia e Lezhes fajeson kredine e palevruar edhe per kete mikro-investim, por qe ne fakt lidhet krejtesisht me financat e parealizuara te kesaj njesie vendore.