“Pasqyra” e superstradës, ndotja e mjedisit në nivele të larta
Fenomeni i mbetjeve urbane duket se eshte nje problem i cili ka shtrirje te gjere ne gjithe vendin tone. Nje situate e tille, paraqitet edhe ne unazen e Fushe Krujes, pikerisht prane vendit ku me dhjetra qytetare jane ne pritje te automjeteve per te udhetuar drejt destinacioneve te tyre.Si e vetmja unaze lidhese me Rrugen e Kombit, pamja dhe aroma aspak e kendshme shoqerojne çdo person qe udheton ne kete aks. Pavaresisht se jane ngjitur me autostraden, pirgu madh i mbeturinave shtohet nga dita ne dite, nderkohe qe deri me sot nuk eshte ndermaree asnje mase administrative per personat apo subjektet qe depozitojne mbetje pikerisht ne kete vend.Kjo situate eshte prezente prej vite me rradhe, por deri me sot as Bashkia dhe as Ndermarja e Pastrimit nuk kane ndermarre asnje aksion per largimin e tyre, te cilat jane nje imazh negativ jo vetem per syte e udhetareve, por edhe vete banoret e zones.