Plagoset nga pakujdesia, 19-vjeçari bie në koma, plumbi ngec në kafkë

Klaudjo Nelaj ,19 vjeçari i cili ka mbetur i plagosur rende gjate nates se djeshme ne qytetin e Vlores, ndodhet ne gjendje koma prane Spitalit Ushtarak ne Tirane.Burime prane policise lokale bejne me dije se plagosja e te riut ka ardhe ne menyre aksidentale, pasi 19-vjeçari ka qene duke provuar armen e cila eshte shkrehur dhe si pasoje plumbi ka pershkruar fytyren dhe me pas ka ngelur brenda kafkes se tij.Kjo faktohet edhe nga deshmia e 24-vjeçarit, Renato Shehu, i cili ka qene i pranishem gjate ngjarjes dhe njekohesisht eshte shok me te plagosurin. Dy te rinjte, te cilet ndodheshin ne banesen e shtetasit Renato Shehu, po provonin armen tip pistolete, por per fat te keq ajo mbaroi me pasoja.Menjehere ne vendgjarje kane shkuar uniformat e komisariatit te Vlores, te cilat kane shoqeruar 24-vjeçarin Renato Shehu dhe deri ne keto momente versioni zyrtar eshte se ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia,nderkohe qe hetimet jane duke vazhduar ende.