Biznesi apel qeverisë, Jaka: Aministi ose do të shkojmë në faliment

Biznesi i kërkon qeverisë amnisti fiskale për të përballuar krizën ekonomike. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, apelon që të falen të gjitha gjobat dhe detyrimet e biznesve deri më tani, pasi është e vetmja mundësi që të ketë një rimëkëmbje të biznesit të vend.Sipas Jakës është e nevojshme që fillimisht të ulen të diskutojnë të dyja palët pasi vetëm kështu do gjendet zgjidhja e duhur.Ndërkohë përsa i përket shlyerjes së borxheve, Kreu i dhomës së Tregtisë dhe Industrisë kërkon që premtimi i qeverisë Rama të realizohet sa më parë.Biznesi shqiptar vetëm pak ditë më parë i ka drejtuar qeverisë një paketë me kërkesat që do e ndihmonin të përballonte krizën ekonomike.