Onkologjiku pa ilaçe e aparatura, Beqja: Do ketë ndërhyrje urgjente

Onkologjiku vuan mungesën e ilaçeve dhe të aparaturave. Alarmi është dhënë prej shefit të Pavionit të Onkologjikut, Agim Sallaku, gjatë takimit me Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja. Sallaku ka kërkuar ndërhyrje urgjente në këtë pavion, në mënyrë që të përmirësohet shërbimi ndaj pacientëve.Kreu i shëndetësisë, Ilir Beqja, nga ana tjetër ka deklaruar se qeveria do të ketë prioritet sëmundjet onkologjike dhe kardiake. Ndërkohë që premtoi edhe një kontratë mirmbajtjeje për aparaturat që dëmtohen.Sektori i shëndetësisë në vendin tonë përballet me një sërë problemesh, ndërkohë që qeveria e re ka premtuar se ky sektor do të ketë vëmendjen maksimale.