Zyhdi Dajti merr timonin e INUK: Do kthejmë besimin e qytetarëve
Zyhdi Dajti është prezantuar sot si kryeinspektor Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, inspektoratit që merret me ndërtimet pa leje në shkallë vendi. Prezantimi i Dajtit është bërë nga Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni.Gjatë prezantimit Ministrja tha se INUK do të rikthejë besimin e qytetarëve te ligji dhe institucionet. Sipas saj, në punën e Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Inspektoriati do të luajë rol kyç për zhvillimin urban të qendrueshëm, konform ligjit dhe duke patur në qendër qytetarët.Nga ana e tij, Zydi Dajti u angazhua për realizmin e të gjitha detyrave, duke premtuar se INUK do jetë garant i qytetarëve.Zyhdi Dajti ka qenë në krye të policisë bashkiake në kohën kur Edi Rama ishte kryetar i Bashkise se Tiranes.Dajti zëvendëson në këtë detyrë ish-Kryeinspektorin e Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar, Gazmend Osmanaj.Për lirimin e hapësirave publike, INUK në bashkëpunim më policinë e rendit kanë ndërmarrë një sërë aksionesh për prishjen e objekteve pa leje si dhe për zgjidhjen e kontratave të qerasë me bizneset tek QSUT.