Turizmi malor në Mirditë, frymëmarrje dhe zhvillim për zonat malore
Turizmi malor eshte risia qe po i jep frymemarrje ekonomike familjeve ne zonen e Mirdites.Ky orientim i ri ka sjelle ndertim te bizneseve te sherbimit, te cilat ofrojne prodhime te zones, ndersa kane hapur edhe gjeografine e turizmit.Nuk flitet me per migrim, por mundesi zhvillimi ne zonen ku jetojne. Aleks Jaku,i kthyer pas shume vitesh emigrim ne Greqi, shprehet se te gjitha prodhimet bujqesore dhe blegtorale, i siguron nga banoret e zones.Jane kliente, por jane edhe banore te Katundit te Vjeter dhe sigurisht ky investim ka mundesuar tregtimin e prodhimeve te tyre.Kryetari i Bashkise Rubik, Gjok Vuka, e sheh si nje mundesi te madhe turizmin malor per rritjen e punesimit dhe te ardhurave per familjet ne fshat.Klientela u perket qendrave urbane, pasi tendenca per te dale jashte qyteti eshte kthyer ne mode. Kjo ka bere qe bizneset te ngrihen pikerisht ne vende te qeta, aty ku natyra sebashku me kapacitetin e bizneseve te ofrojne gjithçka per te shijuar jo vetem ushqimin, por mbi te gjitha nevojen per te qendruar larg zhurmave.