Dritan Dajti “çmend” policinë: Krime me armët e shtetit të përdorura në aksion
Dritan Dajti në serinë e radhës së telenovelës së tij në ambjentet e Gjykatës së Krimeve të Rënda vazhdon të ngrejë pikëpyetje të mëdha për ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në Tiranë, por edhe për ngjarjen e 7 gushtit 2009 ku mbetën të vrarë 4 efektive të policisë gjatë operacionit për arrestimin e tij.Gjatë seancës së radhës Dajti ka patur një kërkesë për sekuestrimin e armës së Altin Dizdarit një nga policët e vrarë nga ai. Sipas tij tre muaj pas vdekjes së Dizdarit, në drejtorinë e policisë Tiranë është terhequr arma në emër të tij.Por prokurorisë, vazhdoi Dajti, nuk i intereson që kjo të hetohet, pasi pas asaj arme fshihen të vërteta të hidhura për strukturat e policisë.Ndërsa i menjëhershëm ka qënë reagimi i prokurorit, Ardian Nezha, i cili u shpreh se i pandehuri është jashte objektit të gjykimit, ndërsa i kërkoi Dajtit që nëqoftese kishte për të paditur dikë të shkonte në prokurorinë e kryeqytetit.Nuk ka munguar batuta nga ana e tij, duke u shprehur se do të shkonte atje edhe ne kushtet ku ndodhet, duke ecuar me paterica. Gjykata pas degjimit të palëve ka vendosur të rrëzojë kërkesën e të pandehurit për sekuestrimin e armës.Pas kësaj vetë i pandehuri është larguar nga salla, duke akuzuar gjykatën se në tre vjet proçes gjyqësor nuk i ka marrë në konsideratë asnjë kërkesë, duke e vendosur në kushte të pabarabarta me palën tjetër, Prokurorinë.Në kushtet kur nuk kishte të pandehur dhe avokat mbrojtës për Dajtin, gjykata vendosi të shtyje seancën për në datën 4 tetor.