Ndërron jetë aktorja Drita Pelingu, Rama:U largua duke lënë pas shkëlqimin e saj
Ndërron jetë në moshën 87-vjeçarja aktorja Drita Pelingu. Aktorja e mirënjohur ishte e sëmurë prej një viti dhe ishte shkëputur nga skena shqiptare.Në plejadën e shquar të aktoreve që themeluan Teatrin Kombëtar, Drita Pelingu është një emër i pazëvendësueshem që, me te drejte, është cilësuar si një nga themelet e rëndësishëm të skenës shqiptare. E lindur në Vlore, më 3 dhjetor 1926, ajo ishte e vetmja vajzë qe konkurroi në ne te paren shkolle te artit dramatik shqiptar, duke thyer të gjitha tabutë e shoqërisë shqiptare.Në karrierën e saj të gjatë, mbi gjashtë dekada, krijimtaria e saj artistike është e larmishme dhe e suksesshme dhe përfshin tre fusha: Së pari, si aktore e teatrit dhe e kinematografisë, Drita numëron rreth 150 role, por duhet theksuar se mbi gjysma e tyre janë role kryesore.Është cilësuar si një aktore me të dhëna të shkëlqyera, me një zë melodioz e të plotë, me një të folur të rrjedhshëm, me një plastike të hirshme dhe mbi të gjitha, duke pasur një shpirt të ndjeshëm prej artisteje, ajo ka qenë një nga aktoret që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë regjisorëve shqiptarë apo të huaj, duke i besuar asaj role kryesore. Këto role, sot, janë një fond i artë i Teatrit Kombëtar.Së dyti, në fushën e regjisores, veprimtaria e Drites është mjaft e gjerë. Ajo ka vënë në skenë disa pjesë, si në skenën e Teatrit Kombëtar, në skenën e teatrit "Petro Marko" të Vlorës, si dhe në Teatrin e Kombësive në Shkup. Edhe sot, mbahen mend pjeset "Pavdekesia" ne Vlore, "Motrat" ne TK dhe ne teatrin e Shkupit apo "Shume zhurme per asgje" (Shekspir), "Hijet" (Ibsen), "Kenga e mjellmes" (Cehov), "Ylli pa emer" (Sebastian), "Perjashtimi nga rregulli" (Breht), "Sherbetori i dy zoterinjve" (Shekspir), "Monserati" (Rables), "Korrupsion ne Pallatin e Drejtesise" (Ugo Beti), etj;Së treti. Për 24 vjet me radhë, që nga viti 1976, eksperienca, inteligjenca, kultura profesionale e saj kanë shërbyer si premisat, që ajo të quhet një nga pedagoget me me vlerë të artit skenik. Me nje durim prej nene te mire dhe me aftesite e saj pedagogjike, Drita ka nxjerre nga duart e saj dhjetera aktore dhe aktore qe sot, debutojne ne te kater anet e Shqiperise dhe jashte saj. Per kontributin e saj te vecante dhe mjaft te vyer, Drita Pelingu eshte vleresuar (jo edhe aq, sidomos gjate viteve te diktatures), me cmime, urdhra, tituj e medalje te ndryshme.Drita Pelingu filloi punën si aktore profesioniste në Teatrin Kombëtar në vitin 1946. Disa nga komeditë dhe dramat e para ku ajo ka interpretuar në teatrin shqiptar. "Rëshqitja", "Arturo Ui", "I çuditëshmi", "Zonja e Bujtinës", "Gratë gazmore të Uindsorit", "Artani", etj.Në kinematografi ajo u shfaq fillimisht me një rol të vogël tek "Tana" (1958), e më pas tek "Njeriu me top", "Kur hidheshin themelet", ku interpreton rolin e Budës, "Vajzat me kordele të kuqe", "Radiostacioni", "Përtej mureve të gurta", "Fjalë pa fund", "Shpresa", etj.Mban titullin "Artiste e Merituar" që nga vitit '86, ndërsa në vitin '96 ështe fituese e çmimit kombetar "Ismail Qemali (çmimi)". Me titullin e lartë "Mjeshtre e Madhe e Punës", akorduar nga Presidenti i Republikës ajo u nderua pesë vjet të shkuara.Kryeministri Rama në Twitter“Një tjetër xhevahir u shkëput nga kurora e trashëgimisë sonë skenike! Drita Pelingu u largua përgjithnjë duke lënë pas shkëlqimin e saj”