Nishani takon Bushatin, në fokus bashkëpunimi ndërinstitucional
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2013, 14:00
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani është takuar sot me Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.Në një njoftim të shkurtër të Presidencës thuhet se kreu i shtetit dhe Ministri Bushati diskutuan për çështje të lidhura me bashkëpunimin e frytshëm ndërinstitucional.Gjithashtu të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, veçanërisht për marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e Rajonit.