Largimi i Duzhës tek LSI, Mediu: Më shqetëson blerja e votës në Parlament

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu e ka quajtur një fenomen shumë shqetësues, atë që e ka cilësuar tentativë për ta kthyer Kuvendin në pazar të gjësë së gjallë.Duke folur në mbyllje të mbledhjes së grupit të PD me aleatët, i pyetur për largimin drejt LSI-së të deputetit Luan Duzha, Mediu theksoi se partia që drejton qëndron në një linjë me opozitën dhe koalicionin dhe se çështja e opozitës nuk është numrash, por qëndrimesh politike.“Shqetësim që tentohet të manipulohet vota, kuvendi kthehet Pazar i gjësë së gjallë. Deputetet  zgjidhen për një forcë politike, dhe duhet të ketë arsye të mjaftueshme për të ndryshuar, nuk është fenomeni i parë, shpresoj te jete i fundit, mendoj se eshte i qëllimshëm se ka procese që duan numër të cilësuar deputetesh. Keto jane investime që bëhen në dëm të jetës parlamentare, cështja e opozitës nuk është numrash, por qëndrimesh politike, ne jemi në te njejten linjë me opozitën”ka theksuar Mediu.