Meta i hedh ujë zjarrit për “nënpunësin”: Palët politike të kthehen tek konsensusi

Do të jetë Kuvendi ai që do të vendosë për ligjin e nënpunësit civil. Pas ftesës së kreut të opozitës drejtuar kryetarit të parlamentit për të ndërhyrë në këtë situatë, kreu i këtij institucioni, Ilir Meta, ka ftuar palët që të bëhen pjesë e debatit kosntruktiv, duke shpresuar ende në gjetjen e kompromisit politik parlamentar.“Akti normativ ka mbërritur dje në Kuvend dhe natyrisht do të diskutohet dhe do të vendoset nga Kuvendi. Inkurojajoj të dialogojmë në mënyrë më aktive e konstruktive sepse shërbimi civil i takon të gjithëve dhe çdo polarizim i këtij debate nuk ndihmon në garantimin e të drejtave. Jam i bindur se procesi i integrimit nuk e cënon asnjë nismë e arsyetuar në mënyrë të shëndetshme dhe me qëllime pozitive, prandaj inkurajoj theksoj debatin aktiv edhe gjatë rrugës së procedurave që do të ndjekë Parlamenti lidhur me vlerësimin e këtij akti normative. Besoj se në komisione e seancën plenare argumentet do të bëhen prezente nga ana e qeverisë apo e opozitës. Shpresoj të ketë konsensus përsëri në këtë drejtim”- tha Meta.Largimi i deputetit të PR në grupin parlamentar të LSI ka sjellë edhe reagimet e dy kryetarëve të këtyre forcave politike.“Shqetësim që tentohet të manipulohet vota, kuvendi kthehet Pazar i gjësë së gjallë. Deputetet zgjidhen për një forcë politike, dhe duhet të ketë arsye të mjaftueshme për të ndryshuar, nuk është fenomeni i parë, shpresoj te jete i fundit, mendoj se eshte i qëllimshëm se ka procese që duan numër të cilësuar deputetesh. Keto jane investime që bëhen në dëm të jetës parlamentare, cështja e opozitës nuk është numrash, por qëndrimesh politike, ne jemi në te njejten linjë me opozitën”ka theksuar Mediu.“Nuk kam asnjë koment për këtë çështje. E rëndësishme është të ecim në rrugën e konsensusit për reformat të rëndësishme dhe shumë shpejt do të iniciojmë një komision të përbashkët ku opozita do të jetë e ftuar të luaj një rol kyç për sa i takon reformës administrative dhe territorial. Për çdo reformë të rëndësishme qëllimi ynë është gjithë përfshirja dhe në radhë të parë e opozitës”tha Meta.Një ditë më parë deputeti republikan i qarkut të Elbasanit bëri të ditur largimin nga kjo forcë politike për tu bashkuar me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Në këto kushte mazhoranca e re ka 84 mandate deputeti në Kuvend, çka mund të sjellë votimin e çdo ligji që kërkon shumicë të cilësuar nga parlamenti.