Avokati i Popullit prezanton planin strategjik: Do jemi oponencë qytetare
Avokati i Popullit ka prezantuar sot planin strategjik 2013-2015. Në fjalën e tij, Avokati i Popullit Igli Totozani është shprehur se kjo strategji është fryt i punës së ekspertëve të Avokatit të Popullit në bashkëpunim të ngushtë me ekspertë të institutit të të drejtave të njeriut të Danimarkës.“Demokracitë perëndimore kanë një mënyrë të vecantë të konsolidimit, ky sistem kërkon kompromis të vazhdueshëm e të qëndrueshëm mes grupeve sociale dhe gjen zgjidhjen përfundimtare me normën juridike. Avokati i Popullit ka detyre te mbroje qytetaret, te ndihmoje ne nxitjen e nje kulture demokratike” tha Totozani.Më tej, Totozani theksoi se Avokati i Popullit do të punojë me shtetin por do të bëjë oponencën qytetare.“Një sfidë tjetër është që të punojë me veten sipas parametrave të komuniteti europian, i udhëhequr nga transparenca, proaktiv, jodiskriminues. Ky institucion i demokracisë i shpikur 200 vjet më parë duhet të veprojë edhe në kulturën shqiptare. Ky institucion duhet të flasë hapur me qytetarët, që të fitojë besimin e tyre. Duhet të flasë hapur me administratën, pavarësisht se jo gjithmonë do të pëlqehet. Ne e konsiderojmë si pikë të fortë, bërjen e një oponence qytetare; është e rëndësishme të pranojmë si të mirat, ashtu edhe difektet e administratës publike. Por, e theksoj, se bashkëpunimi me institucionet shtetërore nuk do bëhet në kurriz të qytetarëve. Ne do të jemi aktivë në promovimin e të drejtave të njeriut, sidomos të grupeve në nevojë, romët, gratë,fëmijët, të burgosurit,viktimat e gjakmarrjes dhe veçanrisht, trafikun e të drejtave të njeriut dhe korrupsionit," u shpreh Totozani.