Xhaferri: Manastiri, Jerusalemi i shqiptarëve

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë, Musa Xhaferri theksoi se qyteti i Manastirit është “Jerusalemi i shqiptarëve”. Në Muzeun e Alfabetit u përkujtua 104 vjetori i Kongresit.Në Muzeun e Alfabetit në Manastir sot u shënua 104 vjetori i Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe.Në një ceremoni të organizuar nën patronatin e zëvendëskryeministrit përgjegjës për Marrëveshjen e Ohrit, Musa Xhaferi u përkujtua 104 vjetori i kësaj ngjarje historike për shqiptarët.Zëvendëskryeministri Xhaferri theksoi se qyteti i Manastirit është “Jerusalemi i shqiptarëve”.“Nuk është e tepruar nëse them se kjo shtëpi është ‘Jerusalem i shqiptarëve’ ku do që janë dhe në këtë rast ju bëjë thirrje të gjithë institucioneve në Shqipëri dhe Kosovë të japin kontribut dhe të vijnë në përvjetorët e ardhshme ta vizitojnë këtë shtëpi të bekuar për ne, vendin ku para 104 viteve është mbajtur Kongresi i Alfabetit të Gjuhës shqipe”, theksoi zëvendëskryeministri Musa XhaferriNë këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe ministrja e Kulturës e Maqedonisë, Elizabeta Kançveska – Milevska, kryetari i komunës së Manastirit Vladimir Talevski, ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi, ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini si dhe personalitete tjera politike shqiptare nga vendi dhe trevat e tjera.Në kuadër të kësaj ceremonie u inaugurua pjesa e rinovuar e ndërtesës së Alfabetit si dhe më pas pasoi edhe hapja e një ekspozite në kuadër të këtij muzeu.“Sot si gjithmonë është traditë e jona që në këtë ditë të mblidhemi të vizitojmë Muzeun e Alfabetit, pikërisht, këtë shtëpi ku pjesëmarrësit e Kongresit vendosën të shpallin pavarësinë kulturore të shqiptarëve, e cila do ti printe pavarësisë politike të shqiptarëve në vitin 1912. Ishin të njëjtët të cilët e vazhduan atë rrugë dhe për respekt të asaj ne në mënyrë institucionale këtë shtëpi e kemi shpallur Muze dhe në mënyrë modeste kemi bërë që të rinovohet, kompletohet për shkak se është obligim i gjeneratave që kjo shtëpi të jetë shtëpia më e respektuar nga shqiptarët”, deklaroi zëvendëskryeministri Xhaferri.Ai bëri thirrje që ky muze të vizitohet nga të gjithë shqiptarët dhe institucionet kudo që janë ato.Me rastin e kësaj feste në mbarë shkollat e vendit në Maqedoni është përkujtuar 104 vjetori i alfabetit shqip, ndërsa kjo ditë është fesë zyrtare dhe ditë jopune për shqiptarët.