Portreti social i Greqisë për 2012: 25% recesion dhe 2 milionë të varfër

Shokuese eshte gjendja nga kriza ekonomike ne Greqi. Recesioni ka kapur shifrat kulmore 25% "si ne Luftën e Parë Botërore " në 25% papunësia dhe varfëria, ne 30 % përjashtimi shoqëror, 1.5 milionë të papunë, 2 milionë njerëz të varfër, 55% e të rinjve të papunë është portreti social i Greqise se 2012-es, shifra keto te raportit qe sapo ka publikuar Qendra Kombëtare e studimeve Sociale.Përgjigjia neoliberal, e cila zbatohet sot për të perballuar krizën është diametralisht e kundërt me modelin social evropian, u raportua gjate prezantimit te sondazhit. Dhe me ne fund eshte dhene dhe interpretimi i saktë të përgjigjes përkatëse te sondazheve që thonin se shumica e grekëve nuk duan vetëm të mbetet në euro, por në Evropë dhe në modelin social qe ajo përfaqëson.Raporti përfshin periudhën e anëtarësimit te Greqisë në mekanizmin e shpëtimit ne pranverë të vitit 2010 deri në zgjedhjet e fundit ne vend.Gjithashtu Studiuesit përmes artikujve të tyre reflektojnë zhvillimet në dy vitet e fundit në tregun e punës, pabarazisë, papunësia ate te migrimit, varfërisë dhe ate social.Ne kemi nevojë për të marrë mësimin tonë. Të perceptojme realitetin, të veprojme si një komb dhe sistemi politik duhet të rinovohet në thelb, " thote Profesori, i Universitetitit te Athinës, Maravegias Napoleoni.Ai ftoi te gjithe studuesit social qe me keto shifra te bien "këmbanat me zë të lartë" si për shembull çështja e papunësisë ne rritje në vitet e fundit. dhe se "duhet të kishin bërë diçka, për të paraqitur një propozim" per papunesine qe ka permbytur vendin.