Festivali Ndërkombëtar i Teatrit, asnjë mbështetje nga Ministria e Kulturës

Teatri “Skampa” me ne fund do te thyeje heshtjen qe prej kohesh ka pllakosur ne skenen e tij. Behet fjale per Festivalin Nderkombetar te Teatrit i cili do te zhvillohet ne muajin tetor.Ky eshte edicioni i 15-të i ketij festivali pergatitjet e te cilit jane drejt perfundimit. Adonis Filipi,drejtori i ketij festivali ka theksuar se ne kete edicion do te marrin pjese 10 trupa,ku 8 prej tyre do te jene nga Europa Perendimore. Fakti me i çuditshem per kete event kulturor qe ka permasa nderkombetare, eshte braktisja dhe abandonimi nga Ministria e Kultures,e cila nuk ka dhene asnje lloj mbeshtetje.Festivali Nderkombetar i  Teatrit pritet te filloje ne daten 13 te muajit tetor dhe do te shoqeroje artëdashesit deri ne daten 18 te po ketij muaji.