Gjirokastër, çelet sezoni i 7-të i Panairit artizanal
Është çelur për herë të shtatë në qytetin e gurtë Panairi Mbarëkombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe Artizanatit, si një traditë tashmë e përvitshme që bëhet bartëse për promovimin e traditës së punimeve artizanale.Prej 7 vitesh rrugët karakteristike të Gjirokastrës shndërrohen në epiqendrën e artizanatit shqiptar, falë një eventi ku marrin pjese rreth 100 subjekte dhe 130 artikuj, të cilët ekspozohen në kete panair,te ardhur edhe nga Kosova e Maqedonia.Panairi gjen mbështetjen edhe të organizatave të ndryshme, të cilat synojnë mbi të gjitha inkurajimin e artizanantit dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe artistike.Panairi i Trashëgimisë Kulturore dhe Artizanatit është kthyer tashmë në një aktivitet të përvitshëm dhe synon promovimin turistik të resurseve natyrore vendase.