Rikonstruksioni i fasadave. Shkodër, ndërhyrje për pamjen e pallateve
Pallatet e ndërtuara që prej viteve të diktaturës në Shkodër, shumë shpejt do të kenë një tjetër pamje. Bëhet fjalë për një projekt të siguruar nga Këshilli i Qarkut, për rikonstruksionin e plotë të fasadave të pallateve në rrugën kryesore te qytetit.Ky investim financohet nga Këshilli i Rajoneve në Këshillin e Europës dhe do të përfshijë në këtë proçes rreth 60 pallate të qytetit të Shkodrës të ndodhura në rrugët kryesore të qytetit, "Zogu i Parë" dhe "Marin Barleti".Puna ka nisur me ritëm nga firmat, të cilave u është kërkuar përfundimi në kohë i punimeve dhe me cilësi. Para 6 vitesh do të ishte Bashkia e Shkodrës që do të ndërmerrte një fushatë për lyerjen e fasadave të këtyre pallateve, të cilat kishin që prej viteve 1980 që nuk kishin vëmendjen e askujt, ndërkohë që sot ato përveç lyerjes po rikonstruktohen plotësisht dhe në fasada pritet të vendosen edhe elemente karakteristike të qytetit të Shkodrës të viteve 30-të.