Spitali Amerikan në Tiranë, konferencë për javën e urologjisë, risi e studime
Kjo është java e Urologjisë dhe Spitali Amerikan sëbashku me Shoqatën e Urologjisë dhe mjekë të këtij shërbimi në QSUT organizuan një konferencë të përbashkët.Qëllimi është që të prezantohen medodat dhe studimet që kanë të bëjnë më risinë e trajtimit të sëmundjeve në veshka dhe në aparatin urogjenital. E ftuara e nderit është edhe rektorja Jera Kruja. Në Spitalin Amerikan, nëpërmjet metodave laparoskopike realizohen ndërhyrje të veçanta, si heqja e veshkës apo interventet për shkak të tumoreve në vezike. Shefi i urologjisë në Spitalin Amerikan, Hakki Perk, tha se pacientët që përfitojnë nga këto ndërhyrje janë jo vetëm nga Shqipëria por dhe më gjerë, sepse intervente të specializuara realizohen vetëm në Spitalin Amerikan.Për këtë ecuri mbajti fjalën edhe president i shoqatës së urologjisë, Flamur Tartari.Me interes, ky takim i përbashkët u ndoq nga mjekë në fushën e urologjisë për të njohur metodat e trajtimit të avancuar të sëmundjve të veshkave dhe prostatës, tumoret në veshka dhe aparatin urogjenital apo gurët në veshka. Në Spitalin Amerikan diganostikohen dhe trajtohen në vazhdimësi, të gjitha patologjitë e ndryshme urologjike nëpërmjet metodave më të fundit kirurgjikale me mjekët më të specializuar dhe aparatura moderne.