Ministria e Mjedisit pezullon 109 furra gëlqereje: Pa leje dhe shkaktonin ndotje
Në rrethin e Krujës 109 furra gëlqerjeje janë në pezullim aktiviteti. Inspektoriati i Mjedisit ka kërkuar pezullimin e tyre në zbatim të urdhrit të Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, sepse këto fulla ndotin ambjentin dhe në anën tjetër është konstatuar se janë të paligjshme, sepse nuk kanë asnjë dokumentacion.Nga kabinieti i Ministrit Koka, Valbona Ballgjini tha se aktivitete të tilla do të ushtrohen vetëm në zonat që janë studiuar dhe në respektim të ligjit.Ministria e Mjedisit kërkon sensibilizimin e qytetarëve që ushtrojnë aktivitete të tilla, që të marrin masa e të mos dëmtojnë më shëndetin e qytetarëve. Ky institucion paralajmëroi ngritjen e një grupi pune, i cili me asistencën e specialistëve të mirëfilltë të fushës, do të bëjë studimin e terreneve të përshtatshme ku mund të ushtrohet ky aktivitet, pa shkaktuar probleme në ndotjen e mjedisit.