Berlusconi: Italia në zgjedhje. Presidenti përpiqet të zgjidhë krizën politike

Kërcënimi i ish-kryeministrit italian, Silvio Berluscioni, duket se nuk ishte sa për të rritur temperatuarat në politikën italiane, por një vendim i mbajtur. Ministrat nga partia e Berlusconit kanë dhënë dorëheqjen nga postet përkatëse, duke i dhënë një goditje të rëndë situatës politike në Itali.Gjatë një manifestimi madhështor në Napoli, në një lidhje telefonike me turmën në shesh Kavalieri ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, teksa ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Letta se e vetmja gjë që di të bëjë është rritja e taksave."Partia Demokratike e di vetëm të rrisë taksat. Në këtë situatë zgjedhjet janë të pashmangshme”, ishte mesazhi i Berluskonit drejtuar italianëve.Presidenti italian, Xhorxho Napolitano, tani po shqyrton rrugët për të dalë nga kjo krizë e re politike, ndërsa po perpiqet të formojë një koalicion të ri qeverisës per të mos e çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja. Duke folur pas këtij vendimi të ish-kryeministrit, Napolitano bëri thirrje për vazhdimësinë politike në vend .“Ne kemi nevojë për një parlament që diskuton dhe punon. Ne nuk kemi nevojë zgjedhje të njëpasnjëshme, ne kemi nevojë për vazhdimësinë e veprimeve të qeverisë, vendimeve dhe masave të saj për të zgjidhur problemet e këtij vendi ” theksoi Napolitano,  i cili ka paralajmëruar shpërndarje të Parlamentit nëse nuk gjendet një rrugëdalje.Italia është tani në terren shumë të pasigurt politik. Ndërkohë gjatë ditës Presidenti italian pritet të takohet me kryeministrin Letta dhe bisedimet do të fokusohen në gjetjen e një zgjidhje për krizën politike. Letta paralajmëroi të premten se ai do të largohet vetëm nëse kabineti i tij nuk merr votëbesimin, por duket se këtë ia ka bërë dhe më të lehtë Berlusconi që i ka përshkruar komentet e tij si “të papranueshme “.Problemet ligjore të Berlusconit shihen si një kauzë e shumicës së tensioneve brenda koalicionit. Një komitet i Senatit pritet të vendosë javën e ardhshme në qoftë se ai duhet të dëbohet nga Senati, pasi Gjykata e Lartë la në fuqi dënimin e tij kohët e fundit për mashtrime tatimore.Dorëheqja e Ministrave të djathtë vjen pikërisht në kohën kur vendit i nevojitet dëshpërimisht qëndrueshmeri politike, për shkak të krizës financiare.