Itali, vendimi për Berluskonin mban në tension qeverinë
Anëtarët e partisë së ish kryeministrit italian Silvio Berluskoni kanë kërcenuar hapur se do të rrezojnë qeverinë nëse senati voton për largmin e tij. Italia prej kohësh është në një krizë politike pasi drejtuesi i partisë “Populli i lirisë” që është pjesë e kloalicioni qeverisës, u dënua për mashtrim tatimor.Aleatët e Berluskonit bënë zotimin e tyre të fundit për të rrëzuar qeverinë, duke thënë se ata do të japin dorëheqjen në qoftë se një komision i posaçëm i Senatit në mbledhjen e 4 tetorit voton për ti hequr karrigen në senat Berluskonit.Sa serioz është kërcënimi kjo është vështirë të vlerësohet pas një seri sinjalesh kontradiktore vijnë nga aleatët e Berluskonit në Parlament. Ministri i Transportit Maurizio Lupi tha se nuk kishte asnjë angazhim për tu larguar nga qeveria. Megjithatë kërcënimet kanë ndërtuar një imazh të keq të Italisë në tregjet nderkombëtare, ekonomia e tretë e Eurozonës.Kryeministri italian Enriko Letta ka thënë vazhdimisht se Italia ka nevojë për stabilitet politik, ndërkohë që ajo lufton për të dalë më shumë se dy vjet nga recesioni.Presidenti Giorgio Napolitano, i cili do ti duhet të vendosë nëse do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve të reja apo të kërkojnë të ndërtojnë një koalicion të ri, nëse qendra e djathtë tërhiqet nga qeveria ka thënë vazhdimisht se ai nuk dëshiron një votë. Tregjet financiare kanë treguar se janë në panik me zhvillimet e fundit , e ndërsa të enjten yield-et e obligacioneve 10-vjeçare të Italisë u rrit me gjashtë pikë.