"Xhihadistja seksuale": Jam shtatzënë dhe me AIDS
Pas publikimit të lajmit për një orientim tjetër të luftës së shenjtë që përfshin tashmë edhe atë që quhet "xhihadi seksual", tani dalin në dritë historitë dramatike të vajzave tuniziane pas kthimit të tyre nga Siria.Mediat në Tunizi sjellin historinë e një 19-vjeçareje, që quhet Lamia. Ajo është kthyer në vendin e saj pasi në Siri ka pasur marrdhënie seksuale me rebelë pakistanezë, libianë, tunizianë, irakenë, somalezë e sauditë, për të eliminuar armiqtë e islamit, duke e kthyer trupin e saj në një objekt për secilin prej tyre.Ajo nuk e di me sa meshkuj ka qënë, por kujton dhunën, abuzimet dhe fyerjet që i janë bërë prej tyre. Por drama e saj nuk është vetëm kjo. 19-vjeçarja është 5 muajshme shtatzënë dhe për më tepër është infektuar me virusin AIDS, të cilin tani e mbart dhe foshnja e saj.Lajmi për të ashtuquajturin "Xhihad seksual" u konfrimua pak kohë më parë nga Ministri i Brendshëm tunizian, i cili e konsideroi këtë fenomen si prostitucion dhe bëri apel që gratë tuniziane të mos mashtroheshin e të shkonin në Siri. Pas këtij lajmi ka pasur një kontroll më të rreptë të kufirit, por duket se gjithçka është zbuluar vonë, pasi kjo inisiativë ka shkaktuar tashmë një dramë të vërtetë për këto gra.