Pakistan, kap shifrën 515 numri i të vdekurve nga tërmeti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shtator 2013, 15:15
Numri i personave të vdekur nga tërmeti në pjesën jugperëndimore të Pakistanit ka arritur në 515.Kjo është konfirmuar nga zyrtari i lartë qeveritar në provincën Baloçistan, Babar Yaqoob, i cili ka vizituar rajonin e qarkut të largët Avaran, që ishte epiqendër e tërmetit me intensitet 7.7 shkallë, ditën e martë.Përpjekjet për shpëtim në rajon, po i pengojnë sulmet e kryengritësve separatistë në këtë hapësirë.Sot ka pasur të shtëna kundër një helikopteri me ndihma.Kryengritësit etnikë baloçë, po luftojnë për pavarësi nga Pakistani, të cilin ata e akuzojnë se po i vjedhë mineralet e shumta të Baloçistanit.