Shpërthim i fuqishëm në Pakistan, dhjetra të vrarë në tregun e Peshawarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shtator 2013, 09:56
Një shpërthim i fuqishëm në një treg të Peshavarit ka shkaktuar 25 viktima dhe 12 të plagosur.Ky shpërthim vjen pas atij të një jave më parë, ku në një kishë të po këtij qyteti pakistanez u vranë 80 persona.Sipas policisë, bomba ishte vendosur në një makinë dhe objektivi i këtij atentati ka qenë komisariati i policisë së Peshavarit.Gjatë këtij viti, Peshavari ka qenë shpesh nën shënjestrën e atentateve nga talebanët.