Qeveria përgatitet për “shuarjen”. Obama, thirrje Kongresit për miratimin e buxhetit

Presidenti amerikan Barak Obama po i bën thirrje Dhomës së Përfaqësuesve të miratojë buxhetin për qeverinë federale pa anuluar fondet për programin e kujdesit shëndetësor.Presidenti Obama tha dje në komentet për shtyp në Shtëpinë e Bardhë se republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve duhet të heqin dorë nga qëndrimet teatrale me objektiva politike.Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner e akuzoi vetë presidentin për teatër politik, duke thënë se zoti Obama nuk pranon të angazhohet në proces.Komentet u bënë disa orë pasi Senati miratoi një masë të përkohëshme që ofron fondet për qeverinë federale, përfshirë programin për kujdesin shëndetësor.Dhoma e Përfaqësuesve ka miratuar versionin e saj të ligjit, duke anuluar fondet për kujdesin shëndetësor. Nëse dy Dhomat nuk arrijnë marrëveshje brenda të hënës në mesnatë, më 1 tetor do të hyjnë në zbatim shkurtime të pjesshme të funksioneve të qeverisë federale.