Programi bërthamor i Iranit, takim Kerry-Zarif në Nju Jork
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry shënoi një moment historik në diplomacinë e SHBA e ndërsa kur zhvilloi bisedime kokë më kokë mbi programin bërthamor me Ministrin e Jashtëm të Iranit Javad Zarif.Takimi i tyre në Nju Jork përfaqëson bisedimet e nivelit më të lartë të zhvilluara mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre iranianë që nga Revolucioni Islamik i 1979, kur shtetas amerikanë u morën peng dhe lidhjet diplomatike u pezulluan.Kerry tha se është i kënaqur me tonin e ri pozitiv nga Irani për programin e tij atomik të kontestuar por ka theksuar se vetëm një takim me ministrin Zarif nuk do t'i ulë shqetësimet ndërkombëtare për synimet atomike të Iranit.John Kerry tha mbrëmë vonë në selinë e Kombeve të Bashkuara se Irani duhet t'i ulë shqetësimet lidhur me programin e vet bërthamor nëpërmjet aksioneve.Këto komente ai i bëri pasi ai dhe ministrat e jashtëm të katër vendeve të tjera anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara , plus Gjermania, u takuan me ministrin iranian Zarif, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Irani dhe gjashtë fuqitë botërore pranuar që të takohen muajin e ardhshëm në Gjenevë për bisedime të mëtejshme.Takimi i këtij niveli mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara pas fjalimeve të presidentit të ri iranian, Hassan Rouhani para Asamblesë së Komebeve të Bashkuara. Ai foli për një kurs të ri të vendit të tij, më të moderuar ndërsa shtoi gatishmërinë për të nisur bisedimet për programin bërthamor.