Shembja e ndërtesës në Mumbai lë të vdekur 60 persona

Ka shkuar në 60 persona, bilanci i viktimave nga shembja e një ndërtese shumëkatëshe në Mumbai të Indisë të premten.Punonjësit e ekipeve të shpëtimit po përpiqen të gjejnë personat që figurojnë të zhdukur nga incidenti i ditës së premte. Zyrtarët thonë se 33 persona u nxorën gjallë nga rrënojat.Ndërtesa zotërohet nga qeveria lokale dhe pjesa më e madhe e njerëzve që banonin në apartamentet e pallatit ishin punonjës të autoriteteve lokale. Shkaku i shembjes nuk është përcaktuar ende.Shembjet e ndërtesave janë një fenomen i zakontë në Indi, ku shpesh ndërtesat nuk përmbushin standardet e sigurimit teknik dhe materialet e përdorura janë jashtë parametrave korrekte. Në shumë raste ndërtimet bëhen pa mbikqyrjen e teknikut të specializuar.